10 Janar 2025

Zbigniew Włosowicz mund të bëhet shef i EULEX-it

Varshavë, 4 korrik - Diplomati polak, Zbigniew Włosowicz mund të jetë në krye të EULEX-it, raportojnë mediet polake. Ai është futur në rrethin e ngushtë për shef të ri të EULEX-it në Kosovë. 


Sipas agjencisë polake të lajmeve PAP, Włosowicz i ka gjasat më të mëdha që të zgjidhet në këtë post.

“Ai ka gjasa të shumta, pasi që në dy mandate këtë funksion e kanë ushtruar francezët, dhe pasi që francezët kanë rol të rëndësishëm në misionin e NATO-s në Kosovë, në krye të EULEX-it mund të jetë dikush nga një vend tjetër”, kanë thënë burime në Bruksel për këtë agjenci.

Włosowicz është jurist me profesion, ndërsa momentalisht punon si nënsekretar shtetëror për politika mbrojtëse në Ministrinë polake të Mbrojtës PAP thekson se Włosowicz e ka mbështetjen e Gjermanisë për t’u emëruar në krye të EULEX-it
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)