10 Janar 2025

Zbatimi i marrëveshjeve, kusht i fillimit të negociatave BE-Serbi

Prishtinë, 30 gusht - Komisioneri për zgjerim i Bashkimit Evropian, Stefan Fule, tha sot se kushti kryesor për fitimin e datës së negociatave për anëtarësimin e Serbisë në BE është përmirësimi i dukshëm dhe i qëndrueshëm i raporteve me Kosovën.

Ai ka kërkuar që Serbia t’i zbatoj marrëveshjet e arritura me Kosovën në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, raporton Rel.

Komentet ai i bëri sot në Bruksel, pas takimit me nënkryetaren e qeverisë së Serbisë për integrime evropiane, Suzana Grubjeshiq, e cila ka pohuar se udhëheqja serbe është e gatshme që nëpërmjet dialogut më të lartë politik, të arrijë marrëveshje të përhershme me shqiptarët në Kosovë dhe se kjo do të ishte faktor i stabilitetit dhe i paqes në rajon. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)