Zbatimi i marrëveshjes po dështon
Bruksel, 13 qershor - Nuk pritet që të ndodhë para 15 qershorit një marrëveshje mes Serbisë dhe Kosovës sa i takon telekomunikacionit dhe energjitikës.
Duke mos ndodhur para kësaj date do të shkelet marrëveshja e Brukselit, e cila kërkon që palët që të arrijnë marrëveshje për këto çështje deri në mesin e këtij muaji.
Megjithatë nga ana e të dy palëve do të ketë përpjekje për arritje të një marrëveshje për këto dy çëshje dhe për veprimet që duhet të ndërmarrin në gjashtë fushat e tjera të përfshira në marrëveshjen e Brukselit, shkruan Tribuna.
Sipas burimeve diplomatike, parimi i neutralitetit e ka bërë të pamundshëm pajtimin e palëve dhe si rrjedhojë nuk priten rezultate.
Duke qenë në këtë situatë Kosova dhe Serbia pritet që të marrin vendime jo pozitive nga Këshilli Evropian, gjë e cila komplikon zbatimin e mëtejshëm të marrëveshjes.