Zarif: Serbët të lejojnë kalimin e KFOR-it dhe EULEX-it
Mitrovicë, 21 nëntor - Shefi i misionit të OKB-së në Kosovë, Farid Zarif, ka kërkuar nga përfaqësues të serbëve në pjesën veriore të Kosovës, që të lejojnë kalimin e KFOR-it dhe EULEX-it, ta ruajnë paqen dhe ta krijojnë atmosferën, e cila do të jetë e përshtatshme për dial.
Kryetarët e komunave i kam lutur të gjejnë zgjidhje, në mënyrë që KFOR-i dhe EULEX-i, të kenë liri të lëvizjes, sipas rezolutës 1244, ka theksuar Zarif, pas takimit me përfaqësues të serbëve të veriut të Kosovës.
Kurse, përfaqësuesit e serbëve të veriut kanë përsëritur se kjo do të jetë e mundshme, vetëm nëse EULEX-i heqë dorë nga transporti i doganierëve dhe policëve kosovarë në Bërnjak dhe Jarinë.
Shefi i UNMIK-ut, Farid Zarif, ka apeluar te njerëzit në veri të Kosovës, që të kontribuojnë në mbajtjen e paqes dhe të stabilitetit, dhe ti shmangen konfrontimit dhe dhunës dhe të jenë të përmbajtur, ashtu sikur edhe deri tash.