Zarif kundër status quo-së në veri
New York, 15 maj - Kreu i Misionit të OKB-së në Kosovë iu tha anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të OKB-së se tre muajt e fundit në Kosovë ka pasur zhvillime pozitive, përfshirë zgjedhjet e suksesshme në Serbi dhe në Kosovë dhe hapat drejt anëtarësimit të Serbisë në BE.
Kreu i misionit, Farid Zarif tha se megjithatë, në raport ka edhe trende negative, përfshirë problemet e sigurisë dhe ato kriminale në zonat e përziera, siç është veriu i Kosovës.
Ai ka thënë se status quoja nuk është e qëndrueshme.
Zarif i ka bërë ëkto komente në raportimin e rregullt tremujor para Këshillit të Sigurimit.
Ministri i Jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremiq tha se serbët e Kosovës po përballen me rreziqet disproporcionake për paqen dhe stabilitetin, derisa ministri i Jashtëm i Kosovës.
Enver Hoxhaj, ka akuzuar Serbinë për shkaktimin e problemeve përmes strukturave paralele.