Zannieri perfundon misionin në Kosovë

Prishtinë, 30 qershor - Përfaqësuesi i Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Lamberto Zannieri përfundon punën e tij në Kosovë.
Ai përfundon misionin e tij në Kosovë pas më shumë se 3 vjetësh, për të marrë drejtimin e OSBE-së, si sekretar i përgjithshëm i kësaj organizate.
Nuk janë paralajmëruar takime tjera, përveç atij me zëvendëskryeministrin Behxhet Pacolli.
Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Republikës së Kosovës Behgjet Pacolli do të zhvillojë një takim lamtumirës me PSSP-në, Lamberto Zannier i cili këto ditë përfundon misionin e tij në Kosovë, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës.