13 Janar 2025

Zannier: Zgjedhjet në Kosovë hap i rëndësishëm drejt sigurisë

Vjenë, 2 dhjetor - Sekretari i përgjithshëm i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, Lamberto Zannier, e ka mirëpritur votimin paqësor dhe të rregullt në zgjedhjet komunale në Kosovë, si një “hap të rëndësishëm drejt besimit dhe sigurisë”.

Këto komente ai i bëri pas mbylljes së votimeve në rundin e dytë të zgjedhjeve, që u mbajtën dje.

“Ky është një moment shumë i rëndësishëm në procesin kompleks, duke ndërtuar besimin dhe duke hapur perspektiva për stabilitetin dhe për një të ardhme zhvilluese për popullin e këtij rajoni”, -ka thënë Zannier.

Më tej ai ka theksuar se OSBE-ja “mbetet e gatshme për t’u angazhuar në mbështetje të këtij dialogu të rëndësishëm, i udhëhequr nga BE-ja, ashtu sikundër do të mbështesë dhe implementimin e tij”.

Shefi i OSBE-së ka shfaqur kënaqësi për angazhimin konstruktiv nga të gjitha palët, gjatë negociatave komplekse dhe intensive për zhvillimin e zgjedhjeve, si dhe ka falënderuar policinë e Kosovës, misionin EULEX dhe KFOR-in, për krijimin e ambientit të sigurt për zgjedhjet në pjesën veriore të Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)