Zannier: Dialogu Kosovë-Serbi, ende larg
Prishtinë, 23 tetor - Shefi i misionit të OKB-së në Kosovë, Lamberto Zannier ka deklaruar se dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit është ende larg për shkak të pozicioneve të ndryshme.
E rëndësishme është që dialogu të fillojë dhe të sjellë normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, ka deklaruar Zannier gjatë një konference në Romë.
Përsa i përket Serbisë, Zannier ka vlerësuar se prirjet e saj për integrim në Bashkimin Evropian përbëjnë një hap të rëndësishëm për progresin e këtij vendi dhe gjithë rajonit.