Zannier dënon fuqishëm dhunën në Mitrovicë
Vjenë,4 nëntor Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së, Lamberto Zannier e ka dënuar fuqishëm dhunën në Mitrovicën e veriut që ka njollosur votimin e djeshëm.
\"Sulmet e dhunshme të kryera gjatë kohës kur po votohej janë të dënueshme. Ato janë sulme jo vetëm kundër dinjitetit personal, por edhe kundër të drejtës së qytetarëve për të realizuar zgjedhjen e tyre të lirë demokratike. Ne presim që do të bëhet çdo gjë e mundur për ti sjellë autorët e këtyre veprave para drejtësisë.
\"Këto incidente janë edhe më shumë të dëmshme meqë ndodhën gjatë një procesi zgjedhor me të cilin do të shënohej një hap para në procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës/Pritina dhe do të kontribuohej në stabilitetin dhe sigurinë në rajon. Gjetiu, numër i madh i votuesve patën mundësinë të dalin në zgjedhje për të votuar lirshëm për kandidatët e zgjedhur nga ata dhe dalja ishte inkurajuese.
\"Dëshirojmë të falënderojmë stafin e OSBE-së në terren, të cilët punuan të palëkundur pavarësisht rrethanave sfiduese.\"
OSBE-ja po i lehtësonte zgjedhjet në katër komunat veriore të Kosovës në pajtim me marrëveshjen e 19 prillit ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës të lehtësuar nga BE-ja.