24 Dhjetor 2024

Zanier: Kosova duhet të ketë qeveri me duar të pastra

New York, 17 shkurt - Shefi i UNMIK-ut, Lamberto Zanier ka vlerësuar mbrëmë në seancën e Këshillin e Sigurimit të Kombëve të Bashkuara se tre muajt e fundit në Kosovë janë karakterizuar nga pasiguria dhe paqartësia politike.

Duke prezantuar raportin e sekretarit të përgjithshëm të KB-ve, Ban Ki Mun, Zanier ka rikujtuar se liderët kosovarë pas zgjedhjeve të 12 dhjetorit janë në procesin e formimit të qeverisë dhe shfaqi shpresën se ky proces do të përmbyllet sa më shpejt.

Zanier ka përmendur disa thirrje të ndërkombëtarëve, për të cilat ka thënë se edhe ai vetë i përkrah që “Kosova duhet të ketë qeveri me duar të pastra”.

Duke folur rreth raportit të Dik Martit, shefi i UNMIK-ut ka vlerësuar se ky raport duhet marrë seriozisht dhe se nevojitet një hetim i gjerë

Ai ka ftuar raportuesin Marti që të paraqesë sa më shpejt të gjitha faktet EULEX-it, si organ përgjegjës për nisjen e hetimeve preliminare, ndërsa ka shprehur edhe nevojën e mbrojtjes së dëshmitarëve.

Zanier ka theksuar se zyrtarët e EULEX-it i kanë thënë se janë të gatshëm të ndërmarrin përgjegjësinë e plotë, e cila u është ndarë atyre në lidhje me këtë rast.

Shefi i UNMIK-ut ka nënvizuar nevojën e nisjes së dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, ndërsa k potencuar faktin se serbët në veri vazhdojnë të refuzojnë të përfshihen në shoqërinë kosovare.

Zanier ka thënë se situata në veri është me rëndësi për stabilitetin e gjithë Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)