24 Dhjetor 2024

Zanier: Akuzat e Martit nuk rrezikojnë pavarësinë e Kosovës

Moskë, 5 mars - Kombet e Bashkuara, sikundër edhe Rusia, presin që hetimet rreth pohimeve mbi krimet në Kosovë, përfshi pohimet për trafikim me organet njerëzore gjatë luftës, t’i zhvillojnë institucione ndërkombëtare me autoritet, citojnë mediat serbe të ketë thënë shefi i UNMIK-ut, Lamberto Zanier në Moskë.

Zanier konsideron se pohimet për “krimet e udhëheqësve kosovarë” nuk rrezikojnë pavarësinë e Kosovës.

“Pres që Qeveria e Kosovës të japë sqarimet e veta rreth kësaj lënde të ndërlikuar”, ka thënë Zanier për gazetën ruse “Novie Izvestia”.

Duke komentuar kërkesën e Prishtinës rreth pranisë së UNMIK-ut në Kosovë, Zanier ka rikujtuar se shpalljen e pavarësisë së Kosovës e kanë njohur më pak se gjysma e vendeve anëtare të KB, prandaj Kosova është e detyruar të bashkëpunojë vetëm me ato që e kanë njohur.

“Ne nga ana jonë po ndihmojmë që të bashkëpunojë me të gjitha shtetet, duke vepruar në kuadër të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, po përpiqemi t’u ndihmojmë disi kosovarëve që të integrohen në bashkësinë ndërkombëtare”, citohet të ketë thënë shefi i UNMIK-ut. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)