Zambia po shqyrton njohjen e Kosovës
Lusaka, 28 shkurt - Shteti afrikan i Zambisë po shqyrton njohjen e pavarësisë së Kosovës.
Lajmi bëhet i ditur nga ministria e jashtme e shtetit afrikan e cila thekson se qeveria po e mer në konsideratë kërkesën për njohje të pavarësisë së Kosovës.
Ministri i jashtëm i këtij vendi, Kabinga Pande, ka theksuar se qeverias do ta diskutojë këtë kërkesë me maturi.
Vetëm 11 shtete afrikane e kanë njohur Kosovën, tre vjet pas shpalljes së pavarësisë së saj më 17 shkurt të 2008.