Ymeri dhe Kurti takohen ne Presidentët Moisiu dhe Mejdani
Tiranë, 2 qershor - Pas takimit me Presidentin Nishani, sot Kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Visar Ymeri, Deputeti Albin Kurti, dhe Sekretari për Marrëdhënie me Jashtë, Boiken Abazi, takuan edhe dy ish Presidentë të Republikës së Shqipërisë: Z. Alfred Moisiu dhe Z. Rexhep Mejdani.
Në të dy këto takime përfaqësuesit e Lëvizjes VETËVENDOSJE! shpjeguan situatën politike të krijuar në Kosovë në raport me kundërshtimin ndaj marrëveshjes për \"Zajednicën\" dhe asaj për Demarkacionin me Malin e Zi. Ish Presidenti Moisiu dhe ish Presidenti Mejdani të dy treguan një interes të theksuar për këto çështje që e prekin të gjithë kombin shqiptar.
Kryetari Ymeri i falënderoi dy ish Presidentët për kontributin që kanë dhënë për çështjet kombëtare dhe për interesimin e angazhimin e tyre të vazhdueshëm në këtë drejtim.