Xhurinda: Nuk do të njohim Kosovën
Beograd, 4 gusht - Sllovakia nuk do të ndryshojë qëndrimin pas shpalljes së mendimit këshillëdhënës të GJND-së në Hagë dhe nuk do të njohë pavarësinë e shpallur në mënyrë të njëanshme të Kosovës, ka konfirmuar ministri i Jashtëm të këtij vendi, Mikulash Xhurinda.
Ai për gazetën e Beogradit Veçernje novosti ka thënë se Sllovakia po përpiqet që të ndihmojë themelimin e dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës.
Sllovakia është e angazhuar për zgjidhjen paqësore dhe perspektive për çështjen e Kosovës, theksoi Xhurinda.
Ai ka theksuar se nuk ka presionet e jashtme mbi Sllovakinë për të njohur Kosovën.