13 Janar 2025

Xhakaliu mori pjesë në pritjen e presidentit Gauck

Berlin, 27 janar - Ambasadori i Republikës së Kosovës në Gjermani, Skënder Xhakaliu, ka marrë pjesë në pritjen e zhvilluar me rastin e vitit të ri që organizohet në muajin janar nga presidenti Joachim Gauck dhe ministri i Punëve të Jashtme Frank-Walter Steinmeier, ku kanë marrë pjesë ambasadorë të shteteve të akredituar në Berlin.

Ambasadori Xhakaliu po ashtu ka pasur takime personale me presidentin Gauck dhe ministrin e Jashtëm, Steinmeier.

Gjatë takimeve, ambasadori i Kosovës në Gjermani u ka shprehur presidentit dhe ministrit të Jashtëm gjerman, falënderimet e Qeverisë dhe qytetarëve të Kosovës për ndihmën dhe përkrahjen që Gjermania është duke i dhënë Kosovës, ndërkaq që presidentit Gauck i ka bërë ftesë që ta vizitojë Kosovën.

Ambasadori Xhakaliu i ka uruar ministrit Steinmeier detyrën e re dhe vullnetin e plotë për bashkëpunim të mëtutjeshëm.

Gjatë pjesëmarrjes në pritjen ceremoniale, ambasadori i Kosovës në Gjermani, Skënder Xhakaliu, ka zhvilluar takime edhe me shumë ambasadorë të vendeve të ndryshme, duke përfshirë edhe ambasadorë të shteteve nga Afrika, Amerika Latine, Azia dhe vendet arabe.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)