10 Janar 2025

Wisner: Me rëndësi është ndërtimi i imazhit të Kosovës

New York, 16 qershor - Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, u takua në New York me ish-të dërguarin e SHBA-së për statusin e Kosovës, ambasadorin Frank Wisner, me të cilin bisedoi për zhvillimin ekonomik të Kosovës, tërheqjen e investime te huaja posaçërisht ato amerikane si dhe për ndërtimin e imazhit më të mirë për Kosovën dhe për lotimin për shtimin e procesit të njohjeve për shtetin e Kosovës.  

Presidentja Jahjaga tha se e çmon angazhimin e ambasadorit Wisner në promovimin e të arriturave të Kosovës.

Duke folur për rëndësinë e ndërtimit të imazhit për Kosovën Presidentja Jahjaga dhe ambasadori Wisner thanë se është me rëndësi të promovohen të arriturat në të gjitha fushat dhe të shfrytëzohet mundësia për paraqitje , pjesëmarrje dhe anëtarësim  të Republikës së Kosovës në nismat rajonale dhe ato ndërkombëtare.

Presidentja Jahjaga theksoi se zhvillimi ekonomik është çështje parësore për institucionet e Kosovës së bashku me krijimin e klimës më të mirë për investime të huaja.

Ajo theksoi se ka zhvilluar një vizitë shumë të mirë dhe produktive në shtetin e Ioëa-s dhe vlerësoi se shkëmbimi i përvojave me këtë shtet do të ndihmonte në zhvillimin në shumë fusha në Kosovë.

Ambasadori Wisner tha se Kosova po bën përparime të rëndësishme dhe mundësitë për investime të huaja janë të mëdha dhe ato duhet ë shfrytëzohen.

Ai posaçërisht theksoi rëndësinë e zhvillimit të marrëdhënieve me shtetin e Iowa-s që do të ndihmojë në zhvillimin posaçërisht në fushën e agrikulturës .

Ambasadori Wisner theksoi se me rëndësi është ndërtimi i imazhit të Kosovës si  një vend i suksesshëm me procese të ndërtuara demokratike dhe me të drejta dhe liri të barabarta për të gjithë qytetarët. si faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)