Wisner: Marrëveshjet e arritura në Bruksel hap pozitiv për Kosovën
Presidentja Jahjaga theksoi se marrëveshjet do ti mundësojnë Kosovës përfaqësim në nivelet rajonale, në nismat dhe mekanizmat e ndryshëm, e posaçërisht në mekanizmat e sigurisë që duhet ta shndërrojnë rajonin e Ballkanit në një pjesë të sigurt të Evropës.
Ambasadori amerikan Frank Wisner vlerësoi të arriturat ne Kosovë dhe theksoi që me vendosjen e stabilitetit politik, tash Kosovës i duhet zhvillimi ekonomik e social.
Ai poashtu theksoi se marrëveshjet e arritura në Bruksel janë një hap pozitiv dhe tregojnë përkushtimin dhe konstruktivitetin e Kosovës për të ndërtuar marrëdhënie të mira bashkëpunimi me fqinjët e saj.