Wisner: Marrëveshja forcoi sovranitetin e Kosovës
Washington, 21 prill - Frank Wisner shprehet se më në fund kemi një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, e cila konfirmon para së gjithash kufijtë e shtetit të Kosovës.
Sipas tij, sovraniteti i Kosovës është forcuar. Kushtetutshmëria, institucionet, gjyqësori dhe policia e Kosovës tash shkojnë në veri, ndërsa zgjedhjet duhet të mbahen.
Entiteti sovran i quajtur Kosovë tash është më i fortë, ka thënë ai në një intervistë për RTV21.
Së treti, këto bisedime kanë hapur perspektivë për ekonomi më të mirë në një hapësirë paqësore.