William Walker: Mos protestoni dhunshëm
Prishtinë, 16 janar - Ish-shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë, William Walker ka thënë për Tribuna Shqiptare se ai i pranon qëllimet e kësaj Lëvizjeje për të protestuar, por assesi nuk do të përkrah diçka që mund të çojë drejt dhunës.
Nuk përkrahi gjithçka që mund të sjellë dhunë. Por sigurisht që e kuptoj dhe e pranoj kriticizimin e Vetëvendosjes ndaj Serbisë e cila nuk po pranon të njohë, ndërsa Kosova ka çdo të drejtë të vendosë se çfarë mallrash mund të hyjnë në territorin e saj, ka thënë Walker.
Sipas tij, nëse Serbia vazhdon të atakojë integritetin territorial të Kosovës, dhe personat përgjegjës për kontrollin e kufijve nuk e ndalojnë trafikun e tillë, një bllokadë paqësore do të ishte një metodë e qëlluar që Kosova të ushtrojë sovranitetin.
Ish-shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë, gjatë kohës së luftës, William Walker, ka thënë se eskalimi i situatës gjatë aksionit të 14 janarit mund të këtë pasoja për shtetin e Kosovës në aspektin ndërkombëtar.
Sipas mendimit tim institucionet ndërkombëtare, nuk do të mund të pranojnë përdorimin e dhunës, e cila megjithatë justifikon shkakun. Sidoqoftë nëse përkrahësit e Vetëvendosjes përdorin dhunë, atëherë sigurisht që kjo do të ketë pasoja në aspektin ndërkombëtar, është shprehur Walker./