23 Dhjetor 2024

Wikileaks shantazhon SHBA-në

SHBA, 6 dhjetor - Julian Assange, themelues i Wikiliksit, ka nisur të shantazhojë autoritetet amerikane. Ai ka kërcënuar se në rast se arrestohet, atëherë do të publikojë një dosje, e cila, sipas tij, përmban informata që ai i ka quajtur pilulë helmuese.

Assange kërcënoi me publikimin e dokumenteve të reja ndërkombëtare, në rast se arrestohet apo uebfaqja e tij Wikileaks shuhet.

Në dokumentet e ashtuquajtura "Sigurimi" gjenden dokumentet e pa censuruara, ku mes të tjerash ka të dhëna edhe për kompaninë "British Petroleum" dhe burgun famëkeq Guantanamo.

Dosjen "Sigurimi" tashmë e kanë në duar dhjetëra ithtarë të Wikileaksit nga SHBA-ja e deri te Australia, por dosja është e mbrojtur me fjalëkalim të fuqishëm, i cili praktikisht është e pamundur të zbërthehet.

Gjithashtu, ai tha se secila qeveri, e cila përpiqet të ndërpresë aktivitetet e tij, do të rrezikohet nga publikimi i një mori dokumentesh të reja skandaloze dhe fshehtësish tregtare.

“Gjatë një kohe të gjatë kemi ndarë kopje të mbrojtura të materialit që është dashur të publikojmë. Tani krejt çfarë duhet bërë është të publikojmë fjalëkalimin për qasje dhe përnjëherë të gjitha dokumentet do të jenë të arritshme për çdo njeri”, ka deklaruar Assange.

Ministria Amerikane e Mbrojtjes njoftoi se ka dijeni për këto dosje të Wikileaksit, por kurrsesi nuk ia ka dalë të thyejë fjalëkalimin për të pasur qasje në përmbajtjen e dosjes.

Për më tepër, Assange pohon se disponon xhirimin e një sulmi ajror amerikan në Afganistan, gjatë të cilit ishin vrarë dhjetëra civilë, dokumente për British Petroleum dhe bankën më të madhe amerikane, "Bank of Amerika".

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)