25 Dhjetor 2024

WikiLeaks: Politika ruse ndaj Kosovës dëmton Serbinë

Bruksel, 26 prill - Ish-komisioneri për zgjerimin i BE-së, Oli Rehn ka vlerësuar në vitin 2007 se një pjesë e udhëheqjes serbe “nuk mund ose nuk do” që të pranojë realitetin se politika ruse ndaj Kosovës në një afat të gjatë dëmton interesat e Serbisë dhe se kjo politikë bazohet kryekëput në interesat vetjake të Moskës, ka publikuar WikiLeaks.

Ren në takimin me ish-ambasadorin amerikan në Finlandë, Merilin Ver (Marilyn Ware) ka parashikuar që Rusia sipas të gjitha gjasave kurrë nuk do të mbështesë një rezolutë të Këshillit të Sigurimit të OKB për pavarësinë e Kosovës, njoftohet në kabllogramin e ambasadës amerikane nga Helsinki, që e transmeton WikiLeaks.

“Strategjia ruse në KB është shumë e thjeshtë. Nëse zgjidhet problemi i Kosovës, Serbia do të lirohet nga barra e mbështetjes në Rusinë dhe menjeherë mund të përshpejtojë rrugën drejt BE-së”, ka sqaruar komesioneri evropian.

“Qëndrimi rus ndaj Kosovës ka të bëjë vetëm me interesat e Rusisë, ndërsa kurrfarë lidhje me Kosovën dhe është në kundërshtim me interesat afatgjate të Serbisë”, transmetohen fjalët e Renit në kabllogramin e datës 20 korrik 2007. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)