05 Maj 2024

Wikileaks: Jeremiç ka simpati për ish-homologun, Skënder Hyseni

Beograd, 29 gusht - Zbulime të jashtëzakonshme të Wikileaks, edhe pse nuk ka mundur ta thotë asnjëherë publikisht, Vuk Jeremiç, ka simpati për ish-homologun e tij kosovar, Skënder Hyseni. Kjo për faktin e thjeshtë se ai nuk ka marrë pjesë në luftë.

Në bisedat private me diplomatët amerikanë në Beograd, Jeremiç e ka vlerësuar Hysenin si partner të Serbisë dhe dikë me të cilin do të bashkëpunohej, pasi që ai nuk ka luftuar.

“Është ndër të rrallët që nuk ka gjak në duar, dhe që nuk ka bërë krime të luftës”, ka thënë Jeremiç.

Wikileaks zbulon komentet e ish-ambasadorit amerikan, Cameron Manter, i cili thotë se Jeremiç është ndryshe në publik me retorikë të fortë, dhe më i butë në takimet direkte diplomatike.

"Është e çuditshme sesi në një takim 4 orësh asnjëherë nuk e përmendi Rusinë, pavarësisht retorikës publike se Rusia është partneri më i rëndësishëm i Serbisë”, shkruante Manter.

Diplomati tregon sesi Jeremiç i kishte thënë se ai nuk kërkon nga SHBA-ja që të ndalojë lobimin për njohjen e pavarësisë së Kosovës, por që duhet të lejojë Serbinë të marrë frymë. Jeremiç e sheh Holandën si pengesën më të madhe të integrimit të Serbisë në BE.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)