28 Dhjetor 2024

Wikileaks: Gruevski nuk kishte dyshim se do ta njohë Kosovën

Shkup, 13 shtator - Në një kabllogram të radhës të Wikileaks, të siguruar nga agjencia e lajmeve INA, pasqyrohet qëndrimi i kryeministrit të Maqedonisë, Nikolla Gruevski rreth njohjes së shtetit të Kosovës gjatë vitit të kaluar.

Kabllogrami mban datën e 23 shtatorit 2008, ku zbardhet një takim i kryeministrit Nikolla Gruevski dhe ministrit të jashtëm, Antonio Milloshoski me zëvendës-ambasadorin amerikan Tomas Navratil.

Në kabllogram theksohet se “kryeministri Gruevski dhe ministri i jashtëm Milloshoski më 21 shtator na informuan se kanë vendosur që të presin deri nga mesi i tetorit për ta njohur Kosovën, me shpresën se deri në atë kohë Mali i Zi dhe ndoshta Portugalia do të jenë gati për ta bërë të njejtën gjë.

Milloshoski njoftoi se kishte takuar homologun e tij portugez më 19 shtator dhe ai nga se kishte kuptuar që Portugalia gjithashtu seriozisht po shqyrtonte mundësinë e njohjes nga gjysma e parë e muajit tetor.

Kryeministri Gruevski ka pohuar se beson se Beogradi do të reagojë shumë ashpër, veçanarisht në rast se këtë do ta bëjë Shkupi i vetëm.

Ai kishte njoftuar se shefi i shtabit të Ushtrisë Serbi vizitoi kohët e fundit Shkupin dhe paralajmëroi për pasoja të tmerrshme, duke përfshirë që Serbia të tërheq njohjen e Maqedonisë me emrin e saj kushtetues.

Gruevski ka theksuar se drejtpërdrejt është konsultuar me homologun e tij malazez Milo Gjukanoviç, i cili i kishte thënë se do të thërriste një debat në Parlamenti Malazez më 5 tetor mbi integrimin evropian të Malit të Zi dhe do ta përdor mundësinë për të përgaditur njohjen e Kosovës nga mesi i muajit.

Gruevski theksoi se nuk kishte asnjë dyshim se Maqedonia do ta njohë Kosovën, duke përsëritur se ai e kupton se si kjo është e rëndësishme për SHBA dhe rajonin. Gruevski u përgjigj vendosmërisht që edhe në rast se Gjykanoviç tërhiqet, Maqedonia do ta njohë Kosovën nga mesi i tetorit, edhe nëse këtë vendim duhet ta marrë e vetme.

Së fundi, Gruevski kërkoi se nuk janë diskutuar planet e tij gjerësisht dhe se ai nuk ishte i kënaqur me spekulime të shfrenuara për Kosovën, ku nga shtypi vendas thuhet për vonesat e njohjes nga qeveria.

Në kabllogramin e radhës të datës 8 tetor 2008, ministri i Jashtëm Antonio Milloshoski informoi Ambasadorin Riker se Maqedonia pret zyrtarisht ta njoh Kosovën në një njoftim të përbashkët me Malin e Zi nesër (9 tetor).

Milloshoski tha se Parlamenti do të fillonte një sesion parlamentar më 9 tetor 1100, për të diskutuar / rekomanduar njohjen dhe për të miratuar Rezolutën për njohjen. Maqedonia ka njohur Republikën e Kosovës më 9 tetor të vitit 2008, pas një debati të ashpër në Parlamentin e vendit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)