11 Janar 2025

Wikileaks: Berisha flirt me Shqipërinë e Madhe

Tiranë, 23 shkurt - Në një kabllogram të faqes Wikileaks që mban datën 15 tetor 2009, ambasadori amerikan në Shqipëri, John Widhers shpreh shqetësim për deklaratat e kryeministrit  Sali Berisha për Shqipërinë e Madhe. Kabllogrami mban titullin “Berisha po flirton me Shqipërinë e Madhe”?

“Në fillim të gushtit Berisha bëri testin e parë në ujërat e politikës kosovare kur u takua me dy liderë të partive kosovare e nënshkroi me ta memorandume bashkëpunimi. Disa kritikë u tërbuan dhe fajësuan Berishën se po mbante krah në politikën e Kosovës”,- nis kabllogrami, shkruan “Shqiptarja.com”.

Megjithatë tensioni u bë shumë më i lartë kur Berisha në një intervistë foli për bashkimin e kombit shqiptar.

\"Këshilltarët e kryeministrit na thanë se Berisha e sheh veten si një tip këshilltari, si një burrë i urtë shteti për politikanët shqiptarë në Kosovë e Maqedoni\" thuhet në kabllogram. Qeveria serbe reagoi menjëherë ndaj kësaj deklarate, duke e quajtur dhunim të sovranitetit të Serbisë. Ish- ministri i Jashtëm Lulzim Basha u përgjigj duke thënë se komentet nuk kishin lidhje me bashkimin territorial Shqipëri-Kosovë, por me bashkimin në idealet e BE-së.

Por tensioni nuk u ul dhe ambasada amerikane mbeti e shqetësuar, sidomos kur Fevziu, që ambasada e quan një analist shumë pranë Berishës, publikoi editorial tek “Panorama”, që cilësohet si një e përditshme pranë qeverisë.

Fevziu shkruante se nuk duhet të ketë askush frikë nga bashkimi mes Kosovës e Shqipërisë. Në këto kushte, Widhers e thirri Berishën në zyrën e tij duke i thënë se deklaratat e tij komplikojnë përpjekjet e SHBA-së për të avancuar paqen e stabilitetin në rajon.

“Ambasadori i kërkoi Berishës që të përdorte udhëtimin e tij në Kosovë për të qartësuar qëndrimin e Shqipërisë për sovranitetin e Kosovës”,-thuhet në kabllogram.\"

\"Dhe Berisha u soll si një nxënës i mirë. Në kabllogram thuhet se ai tha se komentet e tij ishin keqkuptuar, se s’kishte bërë kurrë thirrje për unifikimin e dy shteteve. Një e mirë e këtij keqkuptimi ishte se Ilir Meta realizoi një vizitë në Serbi”,- thuhet në kabllogram.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)