Wiener Zeitung: Serbia i kthehet kohës së Milosheviqit
Autori i komentit, Franc Shausberger, drejtor i Institutit për Rajonet Evropiane, ka vlerësuar se me vendimet me të cilat në sferat kryesore kufizohet autonomia e krahinës multietnike Vojvodina, Gjykata Kushtetuese serbe e ka vërtetuar varësinë e saj politike.
Vendimet e gjykatës, thuhet në koment, janë në harmoni me politikën nacionaliste dhe centraliste të presidentit të zgjedhur para do kohe, Tomisllav Nikolliq, dhe kryeministrit të ri socialist, Ivica Daçiq, shefit të dikurshëm për propagandë të Sllobodan Millosheviqit.
Në komentin e gazetës Wiener Zeitung mëtutje theksohet se me përjashtim të partisë së vogël Partia e Rajoneve të Bashkuara, në Serbi, sikur edhe prej para do kohe në Rumani, në pushtet janë përsëri klikat e vjetra ish komuniste. /rel/