Westerwelle: Turqia nuk e ka akoma pjekurinë për të hyrë në BE
Berlin, 27 korrik - Turqia sipas vlerësimit të Ministrit të Jashtëm gjerman, Guido Westerwelle, është akoma shumë larg prejt synimit të saj për të hyrë në BE.
"Kush ngjall përshtypjet, se pranimi do të jetë i afërt, e ka gabim", i tha Westerwelle gazetës "Bild".
As Turqia dhe as BE nuk kanë pjekurinë për këtë hap. Gjermania ka interes të madh, që ky vend të drejtohet kah Evropa.
Westerwelle shkon këtë të martë në Stamboll për t'u takuar me homologun e tij turk Ahmet Davutoglu.