28 Prill 2024

Westerwelle sot në Prishtinë

Prishtinë, 11 gusht - Në përfundim të udhëtimit të tij në Ballkan, ministri i Jashtëm gjerman Guido Westerwelle sot viziton Kosovën.

Ai është politikani i parë më i larti i BE-së i cili sheh nga afër situatën në vend pas eskalimit të konfliktit kufitar mes Republikës më të re të Ballkanit dhe Serbisë.

Para dy javësh në dy pikat kufitare pati trazira, si pasojë e të cilave një polic kosovar humbi jetën.

Qysh atëherë pikat e kontestueshme kufitare kontrollohen nga trupat mbrojtëse ndërkomëbtare, KFOR. Shefi i diplomacisë gjermane do të vizitojë sot një nga këto pika kufitare.

Stacionin e parë të këtij turi Westerwelle e pati në Mal të Zi dhe më pas ai qëndroi në Kroaci.

Ai e ka cilësuar Kroacinë në rrugën drejt Bashkimit Europian si shembull për vendet e tjera të Ballaknit.

Ato duhet "të punojnë në këtë drejtim, të punojnë për reformat që të ndryshojë shoqëria dhe shteti, që ato të veprojnë dhe flasin mbi bazën e vlerave europiane", tha Westerwelle në qytetin bregdetar të Dubrovnikut.

"Këtë Kroacia e ka bërë", tha ministri i Jashtëm gjerman, pas një atakimi me homologun e tij kroat Gordan Jadronkoviq.

Është në interes të Gjermanisë dhe të Bashkimit Europian që edhe vendet e tjera të Europës Juglindore të bëhen anëtare të BE-së, tha ai. 


Westervelle do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, si dhe komandantin e KFOR-it, gjeneralin gjerman Erhard Byhler.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)