11 Janar 2025

Westerwelle përshëndet anëtarësimin e Kosovës në BERZH

Berlin, 17 nëntor - Ministri i Punëve të Jashtme i Gjermanisë, Guido Westewelle ka përshëndetur vendimin për anëtarësimin e Kosovës në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).

Westerwelle thekson se me këtë vendim është hapur më shumë rruga për të ndihmuar zhvillimin ekonomik dhe social të Kosovës dhe se ky është gjithashtu një kontribut i rëndësishëm për forcimin e stabilitetit në rajon.

Gjermania është njëra nga vendet e cila më së shumti e ka ndihmuar anëtarësimin e Kosovës në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

Qysh nga takimi i parë i ministrit Hoxhaj me ministrin Westerwelle, ky i fundit i pati premtuar kryediplomatit kosovar se Gjermania do të bëjë çdo gjë për të marrë sa më shumë vota për anëtarësimin e Kosovës në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

Në deklaratën e ministrit të Jashtëm gjerman premtohet se edhe në të ardhmen Gjermania do të angazhohet për të ndihmuar në anëtarësimin e Kosovës në asociacionet e ndryshme ndërkombëtare.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)