Westerwelle mirëpret sovranitetin e plotë për Kosovën
Prishtinë, 10 shtator - Sot në Prishtinë gjatë një ceremonie festive do të përfundojë në mënyrë formale mbikëqyrja e pavarësisë së Kosovës. Lidhur me këtë Ministri Federal për Punë të Jashtme, Westerwelle deklaroi në Berlin: Fakti që sot merr fund mbikëqyrja e pavarësisë së Kosovës është një hap i rëndësishëm për Kosovën dhe një sukses i përpjekjeve ndërkombëtare.
Kosova sipas Westerwelles ka përmbushur kërkesa rrënjësore demokratike dhe ka arritur progres në aspektin e mbrojtjes së të drejtave të pakicave.
\"Qeveria Federale do të mbështes fuqimisht Kosovën edhe në të ardhmen në procesin e konsolidimit të shtetit. Prioritet mbetet procesi i mëtejmë i afrimit të Kosovës me BE-në dhe normalizimi i marrëdhënieve në mes të Serbisë dhe Kovosës, përfshirë edhe stabilitetin e qëndrueshëm të gjendjes në veri të Kosovës.
Propozimi i bërë me mandat të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në vitin 2007, i Presidentit finlandez Martti Ahtisaari ka ndërlidhur të drejtat e autonomisë së gjerë të komunave serbe në Kosovë me mbikëqyrjen ndërkombëtare të pavarësisë së Kosovës. Përkufizimet e Planit të Ahtisaari-t rregullojnë posaçërisht çështjen e mbrojtjes së të drejtave të pakicave jo-shqiptare, forcimin e vetëqeverisjes lokale dhe mbrojtjen e monumenteve ortodokse serbe.