Westerwelle fillon vizitën në Ballkan
Berlin, 25 gusht - Ministri i Jashtëm gjerman Guido Westerwelle fillon këtë të mërkurë udhëtimin e tij të parë më të gjatë në vendet e Ballkanit.
Stacioni i parë i këtij udhëtimi do të jetë Kroacia, e cila është edhe kandidati kryesor nga vendet e rajonit për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Deri të premten, ministri i Jashtëm Westerwelle do të vizitojë edhe Serbinë, Bosnjë-Hercegovinën dhe Kosovën, ku do të vizitojë edhe kontigjentin gjerman të trupave të KFOR-it.