Westerwelle do të vizitojë Kosovën dhe Serbinë
Beograd, 17 maj - Udhëheqesi i diplomacisë gjermane, Guido Westerwelle, do të vizitojë Serbinë e më pas edhe Kosovën.
Mediat serbe shkruajnë se kjo vizitë e Westerwelles mund të jetë vizitë kërcënuese për Serbinë në implementimin e marrëveshjes së Brukselit.
\"A është vizita e WesterWelles në kryeqytetin serb kërcenim apo mbështetje për Serbinë\", shkruan Tanjug.
\"Ardhja e Westerwelles gjithmonë është ngjarja kryesore në politike nga e cila mund të varet shumë, kurse kjo vizitë, në një moment të \'nxehtë\' politik, një ditë para takimit në Bruksel te kryeministrit të Serbisë, Ivica Daçic dhe atij të Kosovës, Hashim Thaçi dhe para vendimit të Bundestagut për \'dritën jeshile\' për dhënien e datës për fillimin e negociatave të Serbisë me Bashkimin Evropian, tregon edhe seriozitetin edhe situatën e brishtë, por duket, edhe qëllimin e Berlinit për fillimin e implementimit të marrëveshjes ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës\"- shkruan ajo.