Westerwele në Serbi, bën presion për Kosovën
Beograd, 23 shkurt - Ministri i Jashtëm i Gjermanisë Guido Westerwele pritet të vizitojë të sot Beogradin, me qëllim që tiu bëjë presion autoriteteve serbe, që të shkojnë përpara në bisedimet me Kosovën dhe të përmbushin kushtet e Bashkimit Evropian, po që se dëshirojnë të marrë kandidaturën, raporton agjencia gjermane e lajmeve, DPA.
Gjatë kësaj vizite ai pritet të takojë presidentin Boris Tadiq. Vizita vjen në kohën kur brenda BE-së ka përçarje nëse i duhet dhënë Serbisë statusi i kandidatit.
Bashkimi Evropian e shtyu atë vendim nga dhjetori në mars, për ti dhënë Serbisë më shumë kohë për të bërë përparim në bisedimet me Kosovën.
Bisedimet e ndërmjetësuara nga BE-ja, kanë rifilluar të mërkurën në Bruksel, pas një ndërprerje disamuajshe.
Bashkimi Evropian dëshiron të shohë raporte të normalizuara mes Serbisë dhe Kosovës së banuar me shqiptarë etnikë, e cila shpalli pavarësinë katër vjet më parë, shkruan DPA.