18 Maj 2024

Westervelle: Intergiteti territorial i Kosovës nuk vihet në pyetje

Bruksel, 15 nëntor - Ministri i jashtëm gjerman, Guido Westervelle, tha se për Gjermaninë, integriteti territorial i Kosovës nuk ka dyshim.

“Për ne integriteti territorial i Kosovës nuk vihet në pyetje”, tha Westervelle, pas takimit të mbrëmshëm të ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.

Ai mëtutje theksoi se, rrjedhimisht, me rastin e vendimit për dhënien e statusit apo jo të vendit kandidat për Serbinë, “do ta shqyrtojmë edhe këtë çështje” dhe shtoi se “prej atyre që dëshirojnë të hyjnë në BE presim bashkëpunim,e jo konfrontim”.

Ministri Westervelle mëtutje ka theksuar se edhe vendet anëtare të BE-së, që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, nuk e sjellin në pyetje integritetin territorial të Kosovës dhe se edhe ato vende pajtohen “se konfliktet nuk mund të zgjidhen me përleshje, por me bashkëpunim”.

“Unë kam qenë atje dhe e kam parë situatën”, tha ministri i jashtëm gjerman dhe shtoi se “dhunën nuk guxojnë ta mbështesin ata që dëshirojnë në BE”.

Sa i përketë Serbisë, Westervelle ka theksuar se në mesin e kushteve për integrim në BE, janë edhe marrëdhëniet e mira fqinjësore me Kosovën. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)