Westervelle: dialogu e vetmja rrugë për zgjidhjen e problemeve
Podgoricë, 10 gusht - Shefi i diplomacisë gjermane, Guido Westervelle ka deklaruar në Podgoricë se Gjermania nuk do të negociojë për ndryshimin e kufijve në Ballkan dhe sipas tij rruga e vetme për zgjidhjen e problemeve është dialogu.
Pas takimit me kryeministrin e Malit të Zi, Igor Lukshiq a ai tha se rruga drejt BE-së çon përmes demokracisë, reformave dhe zgjidhjes paqësore të të gjitha konflikteve.
Me vizitën në Podgoricë Westervelle ka nisur turneun nëpër vendet e Ballkanit gjatë së cilës do të vizitojë edhe Kosovën dhe Kroacinë.