Westervele: Serbia të normalizojë marrëdhëniet me Kosovën
Temë e bisedimeve e dy minitsrave ishin marrëdhëniet mes dy vendeve, procesi i mëtejshëm integrimit të Serbisë në BE dhe e ardhmja e dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.
Ne kemi biseduar për Serbinë në rrugën e saj drejt BE-së, për Serbinë e cila ka filluar dialogun politik me përfaqësuesit e Prishtinës. Pata rastin të paraqes se çfarë ka ndodhur deri më tash në atë dialog, cilat janë qëllimet tona dhe çka pritet nga kjo, ka thënë Merkiq.
Nga ana e tij, Westervele ka thënë se çështja e prosecit të mëtejshëm të evrointegrimeve të Serbisë është e lidhur ngushtë me normalizimin e marrëdhënieve me shtetet fqinje, posaçërisht me Kosovën.
Ai tha se pret që kushtet e përfaqësueses së lartë të BE-së për politikë të jashtme Catherin Ashton të ndikojnë në gatishmërinë e qeverisë së re serbe në bashkëpunim të plotë në negociata dhe në implementimin e marrëveshjeve të nënshkruara ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, plotësisht të përmbushen.