Weber: Krijimi i ushtrisë së Kosovës, pjesë e presionit të Prishtinës
Prishtinë, 24 mars - Kryeqytetet e Perëndimit nuk kanë luajtur rol në krijimin e Forcave të Armatosura të Kosovës (FAK). Kështu thotë , Bodo Weber, ekspert për Ballkanin në Këshillin për Politika të Demokratizimit (Demokratization Policy Council), në një intervistë për Kohën Ditore.
Weber thotë se kjo çështje është e presionit që Prishtina po bën në kërkim të sovranitetit të plotë të saj. Por, sipas Weber-it, pjesë e së vërtetës së pakëndshme për kosovarët është se Kosova mund ta arrijë sovranitetin e plotë vetëm me ndihmën e Perëndimit.
Në analizën që i bën sovranitetit të Kosovës, Weber sqaron se ka një element jo të sinqertë të elitave politike kosovare, të cilat mund të ndërlikojnë marrëdhëniet e Kosovës me Perëndimin, dhe kjo mund të çojë në dëmtimin e synimeve të deklaruara nga ana e Kosovës.
Analisti gjerman thotë se Kosova do të ketë nevojë për përkrahjen e Perëndimit për të themeluar ushtrinë e saj, por ai thekson se deri më tani Perëndimi nuk ka luajtur rol në krijimin e Forcave të Armatosura të Kosovës.