Weber: Brukseli i dha një mandat të thyer EULEX-it
Brukel, 5 qershor - Bashkimi Evropian ka humbur shansin për ta ndrequr EULEX-in në vitin 2014, por ka dështuar ta bëjë këtë. Kështu ka thënë analisti politik pranë Këshillit Politik të Demokratizimit, Bodo Weber.
Në intervistën dhënë Kohës Ditore, Weber ka potencuar se Brukseli i dha një transicion të rremë dhe mandat të thyer EULEX-it, pas vitit 2014 duke ndikuar që ky mision të përmbushë vetëm pjesërisht mandatin.
Kjo është arsyeja kryesore për zhgënjimin e qytetarëve të Kosovës në EULEX, ka thënë gjermani Weber.
Unë do të thosha se arritjet më të mëdha të këtij misioni janë në fushën e doganave dhe në punët e zakonshme të policisë, ka thënë Weber.
Para kësaj situate, më e mira që mund të pritet nga vazhdimi i mandatit të misionit, sipas Weberit, është përfundimi i rasteve nga prokurorët dhe gjyqtarët evropianë, si dhe të ndihmohet transicioni i gjyqësorit në veri të Kosovës.
Sa u përket institucioneve vendëse, Weber ka thënë se definitivsht ato nuk janë të gatshme ti marrin të gjitha përgjegjësitë.
/Koha Ditore/