10 Janar 2025

Washingtoni pret nga Nikoliqi hapa konkretë për Kosovën

Prishtinë, 28 maj - Nënkryetari i Këshillit të Atlantikut të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Dejmon Wilson, ka thënë se Washingtoni respekton vendimin për zgjedhjen e Tomisllav Nikoliqit për president të Serbisë dhe bashkë me Brukselin do të presë të shohë se çfarë politike do të zhvillojë në planin e brendshëm dhe të jashtëm. 

Nikoliqin, sipas tij, duhet vlerësuar në bazë të veprimeve të tij të ardhshëm.

Ai ka theksuar se kur bëhet fjalë për presidentin e ri të Serbisë, inkurajojnë dy gjëra: ajo se ka qenë shumë i qartë se dëshiron të vazhdojë progresin e Serbisë drejt BE-së, si dhe mungesa e retorikës shpërthyese për Kosovën.

”Mendoj se do të ketë rastin që ta dëshmojë këtë duke marrë hapa dhe masa konkrete, përkatësisht me atë që do të bëjë sa i përket dialogut, nën përkujdesjen e BE-së dhe të reformave në planin e brendshëm për të arritur progres të mëtejshëm në negociatat e Serbisë dhe BE-së për rrugën e këtij vendi drejt Evropës”, ka thënë Dejmon për ”Zërin e Amerikës”, në gjuhën serbe.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)