09 Janar 2025

Warlick: SHBA nuk dëshirojnë zgjedhje serbe në Kosovë

Beograd, 8 mars - "Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) përkrahin sovranitetin e Kosovës e zgjedhje lokale në veri të Kosovës do të zgjidhte përfaqësuese që sipas ligjeve të Kosovës nuk do të kishin kurrfarë pushteti" ka thënë ambasadorja amerikane Mary Warlick.

Ambasadorja e SHBA në Serbi thotë se kjo është çështje me të cilën duhet marrë.

"Kur Serbia bëri zgjedhjet në Kosovë në vitin 2008, emisari special i sekretarit  të Përgjithshëm të KB-së se ato zgjedhje dhe rezultatit i tyre janë si dhe formimi i komunave serbe në veri janë pa legjitimitete. Pra, me këtë çështje duhet marrë

Për SHBA, ka thënë Warlick, çështja e statusit ka marrë fund.

"Kryetari Tadiq shumë herë ka folur për planin vet katër pikësh, ne kem kuptuar se idetë e tij po sqarohen akoma prandaj edhe nuk kemi marrë qëndrime të caktuara zyrtare lidhur me këtët”, ka thënë Warlick, për mediet serbe.

SHBA konsiderojnë se pavarësia e Kosovës është një rast special dhe atë nuk duhet trajtuar si precedent për situata të tjera;, thotë Warlick.

"Duhet pasur para sysh se Kushtetuat e Kosovës siguron mbrojtje për serbët e Kosovës. Serbët në jug të Ibrit i shfrytëzojnë tashmë këto garanci për të zhvilluar bashkësitë e veta dhe mbrojnë interesat e veta. Duam të shohim përparim në sundimin e ligjit në veri të Kosovës ashtu që serbët që jetojnë atje të kenë cilës më të mirë jetese. Besojmë fuqimisht se ndarja nuk është në interes të askujt deh kjo vetëm sa e largon energjinë nga fokusi i vërtetë", ka thënë Warlick.1917.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)