14 Maj 2024

Wall Street, protestë kundër kapitalizmit

New York, 26 shtator - Në Wall Street, zemrën botërore të tregjeve financiare, është bërë një protestë kundër kapitalizmit.

Me qindra persona fajësuan ambicien e gjigandëve financiarë për krizën ekonomike globale, ndërkohë që policia ka arrestuar 80 demonstrues.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me qindra njerëz parakaluan në Wall Street ku fajësuan gjigandët e financave për gjendjen e keqe të ekonomisë.

Protestuesit të cilët thanë se sistemi ekonomik funksionon në interes të të pasurve dhe në disfavor të të varfërve, hodhën slogane kundër institucioneve financiare.

Turma e përbërë më tepër prej studentëve, parakaloi me pankarte kundër kapitalizmit.

Gjatë manifestimit i cili u bë shkak i bllokimit të trafikut për një kohë të gjatë, midis protestuesve dhe policisë pati edhe zënka duke shkaktuar kështu marrjen nën arrest të 80 personave.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)