23 Dhjetor 2024

Wall Street Journal: Evropa ka nevojë për Kosovën

SHBA,  27 shtator - Gazeta amerikane "Wall Street Journal" ka publikuar sot një analizë të hollësishme të ish-sekretares amerikane të Shtetit Madeleine Albright dhe ish të dërguarit presidencial të Shteteve të Bashkuara për Ballkanin James O'Brien në lidhje më Kosovën.

Në analizën e bërë nga dy personalitet e larta thuhet se Europa ka nevojë për Kosovën duke e cilësuar rrugëtimin e Kosovës drejt pavarësisë si rrugëtim ndërkombëtar dhe jo unilateral.

"Në javët e ardhshme, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka mundësinë për të ndërmarrë një hap thelbësor përpara, në përmbushjen e synimit shumë të dëshiruar nga politikëbërësit amerikanë dhe ata evropianë: një Evropë të bashkuar dhe të lirë. Dy dekadat e fundit në Ballkan kanë dëshmuar për tragjeditë dhe triumfet.

Zhbërja e Jugosllavisë ka qenë e shoqëruar me horrorin e gjenocidit" vijojnë analizën e tyre Albright dhe O'Brien duke shtuar se që prej vitit 1999, kur NATO-ja dhe Serbia hyjnë në luftë për Kosovën, Serbia është bërë një vend demokratike, kurse Kosova ka lindur si një shtet i ri, që synon të pranohet nga të gjitha shtetet si vend i pavarur dhe anëtar i plotë i komunitetit ndërkombëtar.

Të dy personalitet theksojnë gjithashtu se derisa Kosova të njihet nga të gjitha shtetet e BE-së dhe ajo të jetë anëtare me të drejta të plotë në komunitetin ndërkombëtar, një pjesë e rëndësishme e Evropës së bashkuar dhe të lirë, do të mungojë.

Më tej "Wall Street Journal" analizon të gjitha ngjarjet në Kosovë thekson se Asambleja e Përgjithshme duhet t'i trimërojë të gjitha shtetet ta njohin Kosovën.

"Si një vend i bllokuar me dy milionë banorë, Kosova ose mund të lejohet t'i bashkohet organizatave që promovojnë sigurinë dhe zhvillimin, ose do të detyrohet në izolim, duke vënë në rrezik përparimin dhe sigurinë rajonale. Pa një bashkëpunim të gjerë ndërkombëtar, do të jetë e vështirë për Kosovën t'u bashkohet organizatave rajonale dhe ndërkombëtare. Qeveritë që thuhet se kanë pritur vendimin e Gjykatës për të vendosur, tani nuk kanë arsye pse të mos veprojnë" vijon më tej WSJ.

Gjithashtu gazeta citon dy personalitetet e larta amerikane të cilat theksojnë se tani që edhe Serbia, edhe Kosova, janë pajtuar të kenë bisedime bilaterale, duhet të fillojnë së shpejti ta bëjnë këtë, për të mos e humbur ritmin.

"Ka ardhur koha që komuniteti ndërkombëtar të investojë gjithë vëmendjen në hapat e ardhshëm praktikë që do të mund të sforconin shtetet e këtij rajoni dhe ta bëjnë realitet vizionin e një Evrope të lirë dhe të bashkuar, duke përfshirë gjithë Ballkanin" thuhet në WSJ.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)