24 Dhjetor 2024

Wall: Kosova është dhe do të mbetet faktor stabiliteti në rajon

Prishtinë, 3 mars - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur sot gjeneralin e Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar, Peter Wall.

Në takim është diskutuar për gjendjen aktuale në Kosovë dhe rajon, me theks të veçantë për ngritjen e mëtejme të kapaciteteve të sigurisë të Kosovës.

Kryeministri Thaçi në takim ka shprehur konsideratën e lartë të tij dhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës për ndihmën e vazhduar të Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar për Kosovën dhe ka falënderuar rolin esencial që ka ky vend mik ka pasur në themelimin e institucioneve të sigurisë të Kosovës, në veçanti në krijimin e TMK-së dikur dhe tani së voni edhe në themelimin e FSK-së.

Në vazhdim, kryeministri Hashim Thaçi ka potencuar në mënyrë të veçanti rolin e tanishëm të Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar për trajnimin dhe modernizimin e FSK-së, në përputhje me standardet e NATO-s.

“Falë ndihmës suaj dhe të partnerëve strategjikë të Kosovës, unë mund t’ju siguroj që Kosova do të ecë përpara me hapa të sigurt drejt integrimeve euro-atlantike” – u shpreh kryeministri Thaçi.

Nga ana e tij, gjenerali i Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar, z.Peter Wall, ka falënderuar kryeministrin Thaçi dhe për mikpritjen dhe ka uruar për rizgjedhjen në postin e kryeministrit.

Në vazhdim, Wall ka theksuar se Mbretëria e Bashkuar do të forcojë edhe më tej mbështetjen për Kosovën, posaçërisht në avancimin e mëtejmë të kapaciteteve të saj të sigurisë, duke theksuar bindjen e plotë se Republika e Kosovës ka qenë dhe do të vazhdojë të mbetet faktor paqeje, stabiliteti dhe zhvillimi për tërë rajonin.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)