VV: Rëndësia e Bashkimit Shqipëri-Kosovë
SHBA, 26 maj - Lëvizja Vetëvendosje ka njohur shqiptarët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me programin e saj për zhvillimin politik dhe ekonomik të Kosovës.
Delegacioni në përbërje të kryetarit Albin Kurti, nënkryetarit të parë Shpend Ahmeti, kryetarit të Grupit Parlamentar Visar Ymeri, si dhe deputetit Florin Krasniqi, kanë folur për domosdoshmërinë e përfshirjes së emigrantëve shqiptarë në SHBA me zhvillimet politike e shoqërore të Kosovës.
Këtij delegacioni i është bashkëngjitur edhe ambasadori William Walker.
Në Nju-Jork, përfaqësues të kësaj lëvizje kanë folur edhe për rëndësinë e Republikës sovrane të Kosovës dhe bashkimin e saj me Shqipërinë. Në këtë prezantim ku folën Albin Kurti, Shpend Ahmeti dhe William Walker.
Përfaqësuesit e VV-së dhe emigrantët kanë thënë se është i domosdoshëm organizimi kolektiv i shqiptarëve për arritjen e sukseseve. Shembull ishte zgjedhja e politikanit të parë shqiptarë në Asamblenë e shtetit të Nju-Jorkut Mark Gjonaj, i cili ishte i pranishëm në një nga takimet që u organizuan në këtë shtet.