Vullkani Vezuvi në malin Etna
Romë, 19 nëntor - Vezuvi në malin Etna, vullkani më aktiv në Evropë, ka filluar përsëri të shpërthejë. Zjarri ndriçoi qiellin mbi Siçilinë lindore të dielën paradite.
Zyrtarët në aeroportin e Katalanjës aty pranë thanë se dy hapësira ajrore mbi vullkan u mbyllën për fluturimet, por aeroporti vazhdon të funksionojë.
Rrjedha e llavës nuk ka rrezikuar zonat e banuara dhe banorëve nuk u është kërkuar të evakuohen.
Shpërthimi i fundit i fuqishëm i Etnës ndodhi në vitin 1992.