Vullkani Etna në Itali shpërthen për të gjashtën herë
Romë, 14 prill - Vullkani me aktiv i Europës, Etna në Itali u aktivizua sërish për të gjashtën herë brenda këtij viti, duke lëshuar llave dhe hi.
Flakët që lëshoi Etna në Sicili ishin mjaft të dukshme ndërsa shpërthimi më i fortë u lokalizua në pjesën jugore të kraterit jo shumë larg zonës se quajtur Zafferana.
Megjithatë autoritetet italiane nuk kanë lëshuar ndonjë paralajmërim për banorët. Vullkani Etna në Sicili shpërthen shpesh herë, por rrallë herë shkakton dëme.