Vullin: Nuk do të kemi pagesë të sigurimit
Beograd, 5 janar - Ministri pa portofol Alleksandar Vullin ka deklaruar qe nga 8 janar nuk do të paguhet sigurimi për automjete që kalojnë linjën administrative dhe ka porositur që asgjë që nuk është pajtuar në Bruksel nuk mund të zbatohet në terren.
Ndarja e fletëpalosjeve të panënshkruara të cilave nuk u është vend në vendkalimin administrativ është diçka për shkak të cilit jemi detyruar të protestojmë tek përfaqësuesit e EULEX-it, sepse ata duhet të garantojnë që çdo gjë që ndodhet në linjën administrative do të jetë në pajtim me Marrëveshjen e Brukselit, ka thënë Vullin.