15 Janar 2025

Vulinit i ndalohet hyrja në Kosovë

Beograd, 13 prill - Zyra për Kosovën e ka dënuar vendimin e qeverisë së Kosovës e cila për herë të dytë brenda një muaji ia ka ndaluar hyrjen Aleksander Vulinit në Kosovë për një vizitë dy-ditore.

Kjo Zyrë i ka bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që ta dënojë ndalimin e hyrjes së ministrit Vulin në fshatin Budrikë e Poshtme në komunën e Gjilanit dhe në fshatin Rajanoc i Kamenicës dhe të ndërmerr gjithçka në pushtetin e saj që të sigurojë se një gjë e tillë nuk do të ndodhë më.

Siç thuhet në njoftimin e Zyrës për Kosovën, Vulin ka planifikuar që t’i vizitojë dy familje serbe dhe t’u dërgojë atyre ndihma.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)