12 Janar 2025

Vulin: Vednimi i Prokurorisë së Kosovës nxitë revoltën

Beograd, 25 tetor - Ndaj këtij vendimi ka reaguar Aleksandar Vulin, i cili ka deklaruar se ky veprim i Prokurorisë së Kosovës është bërë me qëllim që, siç ka thënë ai “për të nxitur revoltë në mesin e serbëve që ata të heqin dorë nga zgjedhjet e 3 nëntorit”.

Mediat serbe, po ashtu, njoftojnë se sot në Beograd është paralajmëruar një protestë për ta kundërshtuar, siç thuhet, “ndalesën që po u bëhen zyrtarëve serbë për të hyrë në Kosovë”.

Ndërkaq Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka kërkuar nga Gjykata Themelore që të lëshojë urdhër arrest për ministrin pa portofol në Qeverinë e Serbisë, Aleksandër Vulin, i cili në mënyrë të paautorizuar ka kaluar kufirin e Republikës së Kosovës me Serbinë.

Vendimi është marrë mbi bazën e dyshimit se Aleksandër Vulin me 17 tetor 2013 në mënyrë ilegale ka kaluar kufirin Kosovë – Serbi. Me këtë ai ka kryer veprën penale kalimin e kufirit pa leje që sanksionohet me nenin 146, alineja 2 na kapitulli parë Ligjit Penal të Kosovës, thuhet në njoftimin e Prokurorisë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)