Vulin: Thirrje Daçiqit që të votoj në zgjedhjet lokale në Kosovë
Beograd, 26 korrik - Drejtori i Zyrës së qeverisë së Serbisë për Kosovën, Aleksandar Vulin, tha se do ti bëjë thirrje kryeministrit të Serbisë, Ivica Daçiq, që të votoj në zgjedhjet lokale që mbahen më 3 Nëntor në Kosovë.
Ai theksoi se me këto zgjedhje është e ngarkuar Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE). Vulin tha se OSBE-ja do ti zbatoj zgjedhjet në Kosovë, por edhe atje ku ka të zhvendosur ose për personat e lindur në Kosovë.
Në këtë kaudër ai e përmendi të dhënën se Ivica Daçiq, i cili është i lindur në Prizren, ka të drejtë vote dhe se do ti bëjë thirrje për të marrë pjesë në zgjedhje, i tha Vulin së përditshmne Veçernje Novosti.
Zyrtari serb, mëtutje, tha se OSBE-ja do të jetë lidhja e partive serbe për komunikim për zgjedhje dhe se ajo do të jetë organizata e vetme me të cilën qytetarët do të komunikojnë lidhur me zgjedhjet.
Sipas Vulinit, serbët do ti kenë edhe përfaqësuesit e vet në Komisionin Qendror të zgjedhjeve.