Vulin: Strukturat paralele, financohen nga Prishtina, e jo Beogradi
Beograd, 2 gusht - I nominuari për shef të zyrës qeveritare të Serbisë për Kosovën, Aleksandër Vulin, ka deklaruar se institucionet serbe në Kosovë do të mbeten, ndërsa të vetmet struktura paralele janë ato që i financon Prishtina.
Në Kosovë ekzistojnë struktura paralele, por ato financohen nga Prishtina, e jo nga Beogradi, ka theksuar Vulin për javoren Vreme.
Sipas tij, për Serbinë ekzistojnë vetëm institucionet legale serbe dhe ato nuk do të eliminohen.
Në konstatimin se shtetet perëndimore me ndikim kërkojnë që Beogradi ti eliminoj institucionet e Serbisë në Kosovë, Vulin ka deklaruar se nuk mund të veprohet kundër Kushtetutës së Serbisë, e cila qartas Kosovën e definon si pjesë të shtetit të Serbisë.
Ai është shprehur se për këtë qëndrim do të ketë mirëkuptim në Bruksel, Washington dhe Moskë.
Ekzistojnë gjëra për të cilat nuk mund të zhvillohen negociata, ka theksuar Vulin.
Sipas tij, në mesin e tyre përfshihen edhe institucionet legale të Serbisë në Kosovë.